Sherri i fundit mes Almës dhe Erdgysit, e motra: Mbyllte derën e kuzhinës me karrige, fliste me të dashurën! Kur Alma mori ujë, e pështyu në fytyrë

Sherri i fundit mes Alma Arrazit dhe Erdgys Arrazit ka ndodhur rreth një javë para se ajo t’i japë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. Motra e saj Genta Bushati, ka treguar përmes një intervistë për Report Tv mënyrën sesi Erdgysi e trajtonte, duke i shkaktuar të ndjerës stres.

“Di që herën e fundit, punë jave para se Alma ta merrte këtë vendim, më ka thënë se është futur në kuzhinë, ka hapur derën, sepse ai mbyllte derën me karrige që të ishte i qetë të fliste me të dashurën e vet.

U fut të marrë ujë për fëmijën te lavamani dhe kur është futur, ai e ka pështyrë në fytyrë dhe i ka thënë “moj zhumile”, që do të thotë plehrë.

Këto mi ka dhënë motra ime, ofendimet që i ka bërë. Është ndjerë keq me gjithë ato ofendime që i janë bërë. Ka qenë jashtë mase e stresuar, e mërzitur”./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com