Është ekstraduar nga Italia për në Blegjikë 51-vjeçari shqiptar Arturo Vrenozi, i cili është në hetim për vrasje që nga viti 1999.
Natën e 16 majit 1999, trupi i vajzës 17-vjeçare rumune Ioana u gjet pranë Dries në Antwerp. Ajo ishte vrarë në një mënyrë të tmerrshme. Mjeku numëroi rreth 20 prerje dhe plagë me thikë. Hetimi zbuloi se viktima ishte parë me tutorin e saj të dyshuar në një kafene aty pranë pak para incidentit dhe dëshmitarët kishin parë një burrë duke ikur nga vendngjarja. Ai njeri ka qëndruar në Belgjikë me një identitet të rremë. Pas ngjarjes ai u arratis jashtë shtetit. Pavarësisht hetimeve të gjera të vrasjes të kryera në atë kohë, i dyshuari nuk u gjet.
Në kërkim të të dyshuarit të mundshëm, FGP Antëerp bashkëpunoi me autoritetet shqiptare dhe Interpolin. I dyshuari i mundshëm, Arturo Vrenozi, mësohet se është larguar nga Shqipëria në vitin 1993 dhe ka mbërritur në Itali në vitin 2002. Para kësaj, ai kishte përdorur sërish një identitet të rremë. Në Itali është kontrolluar disa herë nga policia. Nisur nga të gjitha elementet e reja, gjyqtari hetues ka lëshuar një urdhër-arresti europian. Falë bashkëpunimit ndërkombëtar, i dyshuari mund të gjendej. FAST Italy, në bashkëpunim me FAST Belgium, mundën ta arrestonin në Romë më 21 gusht 2023. Pas procedurës së dorëzimit, ai u dërgua në Belgjikë më 5 prill. Gjyqtari hetues në Antëerp e arrestoi të nesërmen për vrasje. Një test krahasues i ADN-së që është kryer që atëherë ka zbuluar një përputhje pozitive.
Shqiptari doli para dhomës së këshillit për herë të dytë të hënën. Atij i është vazhduar paraburgimi. Familja e viktimës tashmë është njoftuar për zhvillimet e reja.
/a.r