Eurodeputeti grek takon Belerin në burg, Dule: Dëshmi e vazhdimit të përpjekjeve për të gjetur të vërtetën

Kryetari i Grupit Parlamentar të BE-së për marrëveshjen e stabilizim asociimit BE –Shqipëri, Manolis Kefaloyanis ka zhvilluar mesditën e sotme (6 maj) një takim me Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, i dënuar për blerje votash.

Kreu i PBDNJ-ës,  Vangjel Dule ka dhënë një prononcim për mediat në emër të eurodeputetit, duke shpjeguar qëllimin e këtij takimi. Sipas tij, ky takim mes Belerit dhe eurodeputetit ka dëshmon vazhdimin e përpjekjeve për të gjetur të vërtetën dhe të drejtën e kësaj çështje, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në BE.

Sipas Dules kjo është vizita e 4 e eurodeputetit me Belerin, duke e quajtur arrestimin e tij si një çështje padrejtësie “të papranueshme dhe në shkelje flagrante të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com