Sa pak! Kaq kushton fustani që zgjodhi për një event Mbretëresha Letizia

Mbretëresha e Spanjës ka një gardërobë shumë të pasur, e cila përbëhet nga rroba të kushtueshme.

Mirëpo, të shtunën e kaluar, ajo u shfaq në Akademinë Ushtarake të Zaragozës, ku merr pjesë vajza e saj, Princesha Leonor, e veshur super klas. Ajo zgjodhi një fustan të zi, me dekolte të hapur, nga koleksioni Conscious i H&M, i cili përfshin të paktën 50% material të ricikluar dhe kushton pak më shumë se 100 euro.

Fustani doli në dyqane në vitin 2018 dhe mbetet ende i preferuar.

Letizia, pa dashur të tërhiqte vëmendjen, zgjodhi këtë fustan, pasi eventi që mori pjesë i ishte kushtuar bashkëshortit të saj. Pas përfundimit të pritjes, çifti mbretëror mori pjesë në darkën në restorantin e famshëm Aura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com