Miliona të krishterë ortodoksë në mbarë botën kremtuan Pashkët, duke marrë pjesë në meshë e mesnatës për të shënuar ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks.
Në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, iu bashkua besimtarëve në shërbesën e udhëhequr nga Patriarku Kiril një mbështetës i flaktë i liderit rus dhe luftës së tij në Ukrainë.
Në kostum të zi, këmishë të bardhe e kollare të kuqe, Putin ndoqi meshën në katedralen “Krishti, Shpëtimtari” bashkë me kryebashkiakun e Moskës Sergei Sobyanin, secili prej tyre me qiri në dorë.
Gjatë shërbesës, Patriarku Kirill u lut për mbrojtjen e “kufijve të shenjtë” të Rusisë, duke thënë se shpreson që Zoti do të ndalë “mosmarrëveshjet e brendshme” mes Rusisë dhe Ukrainë.
Pashka u shënua edhe në Ukrainën në luftë, ku kryeqytetasit ndoqën meshën në Katedralen e Kievit. Besimtarët mbërritën në Katedrale para mesnatës, kur edhe nis shtetrrethimi, ndërsa u larguan në orën 5 të mëngjesit kur ai përfundon.
Presidenti Zelenski u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij, të bashkohen në lutje për njëri tjetrin dhe luftëtarët në front.
Besimtarët Ortodoksë i shënuan Pashët edhe në Gazën e copëtuar nga lufta. Në ishullin Grek të Chios, qielli u ndriçua nga fishekzjarrët, teksa dy Kisha rivale jetësuan traditën e përvitëshme të njohur si “lufta e raketave”.
/a.r