Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një automjet ka përfunduar në lumin Lana.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në afërsi të rrethrrotullimit të Shkozës. Automjeti i drejtuar nga 35-vjeçari F.H. humbi kontrollin mbi makinën dhe doli nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Shoferi mbeti i lënduar dhe u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor i policisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r