Valer Kolnikaj dhe Buçko ishin dy fermerët më pak të votuar të kësaj jave. Për këtë arsye Agai i vendosi përballë një sfide ku Buçko arriti të fitojë.
Për këtë Valerit i duhej të linte fermën. Pasi u përshëndet me fermerët e tjerë, ai u nis për në studio.
Ai foli për herë të parë për qëndrimin e tij në fermë dhe fermerët ku u shpreh se e ka shijuar në ekstrem shumë eksperiencën në fermë.
Por Agai u tregua zemërmirë dhe teksa qëndronte në studio, moderatorja Fjoralba Ponari u shpreh se eksperienca e Valerit nuk mbyllet këtu, pra ai do të qëndrojë në një ambient të ri, i monitoruar me kamera për një kohë të pacaktuar.