“Është i mirëpritur”/ Shuhen dilemat: Rama do vizitojë Athinën, në takim 5 mijë emigrantë shqiptarë

Shuhen zërat për anulimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Ai do të jetë i pranishëm në një event që do të organizohet me pjesëmarrjen e rreth 5 mijë emigrantëve shqiptarë, në kuadër të turit që Rama ka nisur për “Takimet me Diasporën”.

Kreu i degës së Partisë Socialiste në Athinë, Jan Haxhi ka konfirmuar vizitën e Ramës, duke deklaruar se Ministria e Jashtme greke është shprehur se kryeministri shqiptar është i mirëpritur të takohet me bashkëatdhetarët e tij.

Më herët në media u raportua se autoritetet greke po vështirësonin vizitën e Ramës në Athinë, duke ndërhyrë që të mos jepej leje për sallat e mëdha ku do të organizohej eventi.

Po ashtu, homologu i tij Qirjako Miçotaqis, nuk do të takohet me Ramën, pasi ka deklaruar se do të largohet jashtë shtetit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com