Alban Skenderaj është një nga emrat më të pëlqyer në skenën e muzikës shqiptare, dhe çdo risi nga ai zgjon kureshtje të madhe tek publiku.
Dhe pse kishte ditë që e kishte zbuluar, madje ka publikuar dhe pjesëza nga projekti i tij muzikor më i ri, pasditen e sotme Albani ka njoftuar se është bërë publikimi i plotë i këngës.
Ai po ashtu la dhe një “porosi” në postimin në fjalë: “Këndoja lirisht personave toksikë që mundohen të t’i shuajnë ëndrrat e të të ulin vetëbesimin.”
Në vetëm 2 orë nga publikimi i tij, projekti numëron plot 14 mijë klikime, me tekst dhe muzikë të krijuar nga vetë Albani.