Gjykata e Posaçme refuzon një tjetër kërkesë të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, Genc Gjokutaj, avokati i Berishës është shprehur se në këtë seancë ka pasur një risi që sipas tij pritet t’i japë një shtysë të re hetimeve, ndërsa i cilësoi si skandaloz faktin se Berisha qëndron në “arrest shtëpie” pa asnjë hetim apo prova të reja.
“Derigjenca dy mujore ishte kopje e dy muajve të para. I njëjti tekst me të njëjtat fakte. Kishte një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri.
Kjo ishte një risi që besoj do t’i japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur sepse janë shumë fashikuj që ata ti prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst. Ky është një skandal e vete, ndërsa lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa u përcaktuar prova të reja.
Ne nuk kemi humbur në shkallët e gjykatave ne kemi konstatuar shkeljet skandaloze në këtyre gjykatave. Ne kemi humbur disa beteja, por nuk kemi humbur luftën. SPAK po vepron si parti politike, por ne do të vazhdojmë në rrugë ligjore”, tha avokati Genc Gjokutaj.