Juristi: Meta, i çakorduar. Të pranojë që është shok me Ismailajn dhe është hajdut!

Juristi Romeo Kara u shpreh në emisionin “3D nga Alban Dudushi” se në daljet publike Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë deklarata pa fakte dhe duket që është i çakorduar.

Duke komentuar daljet e fundit publike të z. Meta, juristi Kara tha se, unë do i fal çdo akuzë që do më bëjë personalisht, por ai duhet të pranojë që është shok me Ismailajn dhe që ka ndikuar në këtë kontratë korruptive.

Meta të bëjë çdo akuzë ndaj meje dhe unë nuk do i reagojë atij por ai duhet të pranojë se është shok me Ismailajn dhe është hajdut duke ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme në atë kontratë korrupsioni”.

Sipas tij, shqetësimi i lexohet shumë qartë nga lëvizjet e trupit, nga minika e fytyrës , pra  gjuha e trupit e tradhton Ilir Metën.

Ndërsa në lidhje me akuzat e z. Meta për drejtuesin e SPAK-ut, z. Dumani që gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, juristi Kara argumenton se, “akuzat e Metës janë pa fakte.

E gjithë puna e prokurorisë dhe policisë është që ata po punojnë për ta ‘qepur’ dosjen në atë mënyrë  që Gjykata të vendosi sipas dosjes tonë dhe jo sipas krahut të avokatëve .Së dyti ku janë faktet sepse duhet të matesh mirë kur akuzon një person.   Pra ku janë faktet që Rama ka lidhje me SPAK. Pra sipas kësaj logjike  Rama paska futur gjithë ministrat, drejtoret, bashkisë nëse do e kishte ai in paktin në SPAK” tha juristi Kara.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com