Produksioni ka rikthyer ‘Big Love’ mbrëmjen e sotme teksa banorët janë pozicionuar të gjithë në living teksa kanë lexuar mes emocionesh mesazhet e ardhura nga fansat, familjarët, shoqëria etj.
Sakaq një mesazh ka ardhur për Romeon, prej një personi të panjohur për banorin.
Në mesazh shkruhej:
“Jam i juaji që nga kazerma. Jam mosha e babait tënd, emigrant, jam krenar për ty dhe për ju. Ju dua pafund, jeni si kartolinë, jeni aq të mirë sa s’ka më!”
Sakaq banorët kanë vijuar duke lexuar mesazhet e ardhura për gjithsecilin prej tyre.