Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Enkelejd Alibeaj, u ndal te vota e emigrantëve, duke thënë se është një e drejtë kushtetuese e diasporës, ndërsa shtoi se diskutimi i Reformës Zgjedhore po zvarritet ‘skutave të errëta të Kuvendit’.
Alibeaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka përcaktuar 10 janarin e 2024, si datë kur Kuvendi duhej të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Gjendur në këto kushte, deklaroi ai, PD do t’i drejtohemi SPAK-ut dhe shtoi se gjithashtu do të dorëzojnë projekt-amendamentin.
Alibeaj: “Kemi paraqitur disa kërkesa Nikollës, që është kallëzuar nga ana jonë në SPAK. Janë një sërë interpelancash me kryeministrin, disa iniciative ligjore siç është paketa e mbështetjes së SPAK, paraqitja e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetëve që është nevojë urgjente, kemi paraqitur dhe projekt-propozimet e Kodit Zgjedhor. Sot me të drejtë diaspora kërkon të drejtën e tyre.
SPAK prej disa muajsh është në shkelje të kushtetutës të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i garantuar votën diasporës. Mesa duket kanë gjetur me hipokrizi therëse që ta zvarrisin nëpër skutat e parlamentit, diskutimin e reformës zgjedhore, ndërkohë ne që në nëntor kemi dorëzuar në Kuvend draftin e plotë.
Çudia më e madhe është se për interesa të vogla okulte e gjetën gjuhën e përbashkët, natën, për të nxjerrë të dënuar nga GJKKO për t’i nxjerrë dhe amnistuar. Ky është dopio-standardi. Ç’i takon Cezarit t’ia japin Çezarit.
PD në një nga kërkesat më të mëdha, e ka çuat deri në fund mision e vetë për votën e diasporës. Cdo të enjte bëhet një teatër, nuk diskutohet vota e diasporës, mbështetja ndaj SPAK, është një thikë pas shqipe për qytetarët.
Ka një vendim të Gjykatës që ka përcaktuar deri më 10 janar të 2024, Kuvendi duhet të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës.
Që nga ndryshimet kushtetuese, një nga instrumente për moszbatimin e një vendimi gjyqësor, t’i drejtohemi SPAK.
Politika duhet t’i nënshtrohet ligji njësoj si qytetarët shqiptarë. Mjeti tjetër është që me kompetencën që na jep Kushtetuta, të dorëzojmë projekt-amendamentin. Zgjidhja jonë për votën e emigrantëve është e thjeshtë, që të votojnë njësoj si shqiptarët këtu, me të njëjtat garanci, rregulla dhe lehtësi, pa i ngarkuar me kosto financiare. Duhet vullnet i thjeshtë politik dhe i sinqertë, për t’u ekzekutuar kjo e drejtë”