Krijohet çifti i parë në “Ferma VIP”?

Siç e kemi parë, Buçko dhe Baby G janë dy prej konkurrentëve të ‘Ferma VIP’ të cilët kanë patur afrimitet me njëri-tjetrin.

Kjo gjë, ka rënë në sy të banorëve të tjerë sikur mes dyshes në fjalë ka diçka që po mundohen ‘ta fshehin’ prej pjesës tjetër. Mirëpo ky mendim i fermerëve siç duket po e pengon Baby G e cila shprehet se po e detyrojnë të largohet prej Buçkos edhe pse e pëlqen shumë këtë të fundit për njeriun që është.

Pjesë nga biseda:

Buçko: Mendon se shohin diçka të tjerët tek ne?

Baby G: Jo, thjesht unë të pëlqej ty si person dhe si njeri, por kur flasin njerëzit kështu më largojnë

Buçko: Më largojnë nuk e kuptova

Baby G: Nuk më lënë të jem rehat, e lirë me ty, normalisht unë kam qejf këtu të rri me njerëz që ndihem rehat. Por, në të njëjtën kohë nuk kam qejf që njerëzit të na ngucin, o ju bëni këtë bëni atë se atëherë më bëjnë të distancohem dhe të themi çfarë po bëjmë. Unë nuk jam një femër që mund të bëjë diçka për shaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com