Kanë dalë pamjet e sulmit tragjik në Londër, ku një 36-vjeçar me një shpatë në dorë, ka sulmuar disa kalimtarë, mes të cilëve mbeti viktimë një 14-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë.
Pamjet janë publikuar nga mediat e huaja dhe tregojnë fragmente nga sulmi i të martës në mëngjes në stacionin e metrosë në veri-lindje të Londrës.
Në pamje shihet vrasësi duke ecur me shpatë në dorë, para se të sulmonte kalimtarët e pafajshëm.
Kujtojmë se autori 36-vjeçar i sulmit u arrestua pas sulmit nga Policia, e cila e identifikoi thjeshtë, pasi ai vijoi të ecte me shpatë në dorë.
Ndërkohë po vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë, por sipas BBC, nuk besohet që ajo të ketë lidhje me ndonjë akt terrorist.