Blinken sërish në Izrael, Netanyahu këmbëngul: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha sot Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken se ai nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha në takimin me Blinken se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohej.

Ai gjithashtu theksoi se pushtimi i qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës do të ndodhë dhe se operacioni nuk varet nga asgjë, sipas Times of Israel.

Më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, njoftoi se Blinken përsëriti në bisedën e tij me Netanyahun se SHBA-të kundërshtojnë sulmin e planifikuar izraelit në qytetin e mbipopulluar Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com