Qeveria/ Projektligji është gati, shqiptarët do të pajisen me pasaporta digjitale

Shumë shpejt shqiptarët do të pajisen me pasaporta digjitale. Qeveria po parashikon që në vijim shtetasit shqiptarë në vend të pasaportës dhe letërnjoftimi fizik të jenë të pajisur me ato digjitale të cilat mund të mbahen lehtësisht në telefon.

Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i mënyrave të identifikimit të qytetarëve si dhe lehtësimi i tyre.

Por përveç benefiteve, kjo risi ka për të shkaktuar edhe debat duke marrë parasysh që përgjatë dy viteve të fundit sistemet shqiptare kanë rënë pre e hakerave.

Projektligji është gati, shqiptarët do të pajisen me

Kujtojmë se Finlanda ka qenë shteti i parë i cili po eksperimentoi me pasaportat digjitale. Sipas ekspertëve të ndryshëm kjo risi i lejon udhëtarët që të ruajnë dhe paraqesin në mënyrë të sigurt kredincialet e tyre përmes telefonave, duke eleminuar kështu nevojën për të mbajtur një dokument fizik.

Kjo nismë startoi më 28 gusht 2023, mes autoriteteve finlandeze dhe operatorëve të aeroportit. E gjitha ka nisur si një plan me indicje të Bashkimit Europian për të testuar pasaportat digjitale, në përpjekje për të përmirësuar teknologjinë dhe masat e sigurisë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com