“Bën gruaja 50 vjeç ashtu?”/ Heidi-Julit: Ajo më kërcënoi

Dinamikat e spektaklit të djeshëm kanë sjellë sot diskutime dhe debate në shtëpi. Siç tashmë e kuptuam, Egla Ceno mbrëmjen e djeshme si lidere e shtëpisë përfitoi avantazhin që të dërgonte “kokë më kokë” në nominim dy nga banorët e “Big Brother VIP3”. Aktorja zgjodhi çiftin Heidi dhe Romeo që të ti çonte në televotim, ku banori më i votuar do të shpallej finalisti i parë i këtij edicioni, ndërsa tjetri do të përballej me disa nominime gjatë këtyre javëve. Ditën e sotme gjatë një bisede me Julin, aktori iu tha çiftit se Egla e ka personale me Heidin. Ndërsa kjo e fundit është shprehur se nuk e priste që një grua në moshën e saj të sillet ashtu dhe të kërcënojë.

“Po çfarë i kam bërë unë?”, e pyeti banorja, duke treguar se aktorja e ka kërcënuar.

“Ti u pajtove me vendimin e saj”, iu kthye Romeo aktorit, i cili tha: “U pajtova”.

Pjesë nga biseda:

Juli: Keni nevojë për njëri-tjetrin?

Romeo: Normal se duhemi

Juli: Atëherë nevojat e njëri-tjetrit në lojë është gjë tjetër dhe aleancë është gjë tjetër. Ajo e ka personale me ty

Heidi: Po çfarë i kam bërë unë?

Juli: Po ku di unë se çfarë i ke bërë ti. Ajo thotë e kam personale me të

Heidi: Ajo erdhi dhe më kërcënoi mua. Pse më ke thënë ti mua do të ha

Juli: Po pra personale është

Heidi: Po bë gruaja 50 vjeçe ashtu?!

Juli: Po mirë puna e saj, mua s’më intereson fare

Romeo: Ti u pajtove me vendimin e saj

Juli: U pajtova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com