Shkëlqim Bega, i njihur si Çimi, është banori më i ri i shtëpisë së ‘BBV3’, i cili hyri si një banor i thjeshtë pasi u përzgjodh prej ‘Giveaway-t’ të krijuar nga produksioni.
Siç e kemi parë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ai ka ruajtur një marrëdhënie të mirë pothuajse me të gjithë banorët dhe nuk është parë të krijojë debate apo tensione brenda shtëpisë.
Me Meritonin ai ka patur një afrimitet më shumë se me banorët e tjerë dhe ditën e sotme Meritoni i është shprehur se nëse atë e nxjerrin në nominim, do të ‘çmendet’, pasi është i vetmi që po sillet shumë mirë me të gjithë konkurrentët brenda shtëpisë.