Një gjykatë në Austri ka shtyrë deri në javën e ardhshme një vendim nëse krimineli më famëkeq Josef Fritzl, mund të transferohej nga një njësi psikiatrike në një qeli të rregullt burgu. Një transferim në burg mund të hapë rrugën lirimit të tij me kusht. Në Austri, të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të kërkojnë lirim me kusht pas kryerjes së dënimit me 15 vjet dhe sipas këtij ligji, Fritzl ka të drejtë të lirohet me kusht këtë vit.
Fritzl, i cili tani ka ndryshuar emrin, përdhunoi vajzën e tij teksa e mbajti rob për 24 vjet, duke u bërë baba i 7 fëmijëve të saj në një bodrum që ai ndërtoi në shtëpinë ku ai jetonte. Rasti tërhoqi vëmendjen e mediave mbarëbotërore kur doli në dritë në vitin 2008.
Fritzl ka qenë në një burg për të dënuar me çrregullime psikologjike që nga dënimi i tij në 2009 për incest, përdhunim, skllavërim, detyrim dhe vrasje nga neglizhenca, të djalit të tij të porsalindur. Fritzl, i cilësuar “Përbindëshi i Amstetten” sipas qytetit në të cilin jetonte, është bërë mishërim i së keqes në Austri dhe në mbarë botën.
/a.r