U diagnostikua me kancer, princ William flet për gjendjen e Kate

Princi William ka zbuluar gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer. I pyetur nga gazetarët, princi tha se Kate Middleton, “është mirë”, duke iu referuar gjendjes së saj shëndetësore.

60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar Princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”

“Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”, u përgjigj ai.

Kujtojmë se Kate bëri një operacion abdominal në janar në Klinikën e Londrës pas asaj që mjekët fillimisht besuan se ishte një çështje shëndetësore, jo kanceroze. Megjithatë, pas operacionit, testet konfirmuan se kanceri ishte i pranishëm. Në fund të shkurtit, Kate filloi kimioterapinë, të cilin ajo e pranoi në një video-mesazh (lexo këtu).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com