Çfarë fshihet pas fotografisë duke qarë të Justin Biber?

Ditën e dielë, këngëtari i mirënjohur Justin Biber ndau një fotografi në rrjete sociale duke qarë, e cila shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet.

Këngëtari 30-vjeçar i futi në panik fansat pas ndarjes së atij imazhi, duke mos dhënë kështu asnjë shpjegim se çfarë mund të kishte ndodhur dhe duke nxitur kështu dyshime se mund të kishte të bënte ose me  miqësinë e tij me reperin P Diddy(kliko këtu) ose me martesën e tij të përfolur, probleme me gruan Hailey Bieber , 27-vjeç.

Mirëpo burime për Dailymail kanë mbyllur çdo spekulim duke pretenduar se këngëtari i hitit “Sorry”, ishte pushtuar nga emocionet dhe dashuria e tij për Jezu Krishtin pak momente pasi ishte lutur.

Sakaq Hailey, partnerja e tij, dukej se u përpoq të hiqte mënjanë shqetësimet duke e “komplimentuar” të qarën në foton më të fundit të bashkëshortit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com