Pas nominimit të mbrëmshëm, për të cilin banorët nuk janë ende në dijeni se si qëndron e vërteta, shtëpia është mbushur plot e përplot me debate.
Romeo është shfaqur tepër i ngarkuar e ka patur momente ‘përplasjesh’ në shtëpi me disa prej banorëve.
Pak momente pas mbarimit të ‘Prime’ teksa Juli qëndronte jashtë me Eglën, Romeo i është afruar kësaj të fundit duke i thënë:
“Kjo ishte loja? Më qëllove mua? Këtë bëre? Këtë fytyrë nxorre? Një herë që t’u dha pushteti kjo ishte fytyra jote? Je e pafytyrë! Je totalisht e pafytyrë! Të kam mbrojtur që nga dita 1, fytyrën tënde e kam mbrojtur që nga dita 1, ndërsa në momentin që të erdhi në dorë pushteti… a je krenare me veten?”