Live nga studio e ‘BB’,Ledioni uron në mënyrë të veçantë Luizin dhe Kiarën

Teksa mesditën e sotme çifti Kiara-Luiz morën dhuratën më të bukur në botë, ardhjen në jetë të vajzës së tyre, urimet e përzemërta nuk kanë munguar prej askujt.

Sakaq në ‘Prime-n’ e sotëm, një urim i veçantë ka ardhur nga studio e ‘BBV3’ ku Ledion Liço ka uruar në mënyrë të veçantë fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejllin dhe bashkëshorten e tij Kiara Titon për ardhjen në jetë të bebushes Luna.

“Sot në mesditë ndërkohë, Big Brother dhe familja e ‘BB’ mori nje lajm shumë të gëzuar. Fituesi i edicionit të dytë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë me një bebe që quhet Luna. Që nga studio i urojmë të bëhet e gjatë, e lumtur dhe e dashur për të gjithë si dy prindërit e saj!”– u shpreh moderatori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com