“I bëri elozhe prej legjendari…”/ Meçe: Berisha e lëshoi Metën!

Arben Meçe i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për indiferencën e Sali Berishës për Konventën Kombëtare të PL-së së Ilir Metës. Meçe tha se, Berisha nuk do ta lejojë Metën që ta lidhë figurën e tij, më të, edhe pse kreu i PL-së i thuri elozhe prej legjendari ish-kryeministrit.

“Berisha ishte bojkotuesi më i madh i Konventës së Metës. Ai ishte absolutisht i ftohtë me Metën. Sepse vetëm një gjë nuk e pranon Berisha. Nuk mundet ta barazojë autoritetin e vet, simbolikën e vet me simbolikën e Ilir Metës dhe të dy të bashkohen si të dënuar politikë nga regjimi i Ramës etj.

Berisha është i kujdesshëm që nesër kur të arrestohet Meta të thotë: “Jo zotëri ai e bëri veprimin, por unë nuk e pranova, sepse unë nuk i dërgova njerëz, nuk e thirra, ai erdhi vetë.” Në fjalimin e tij Berisha nuk foli fare për PL-në. Çdo lloj fjalimi mbajti, ama vetëm për PL-në nuk foli.

Ndërsa Meta veshi fanellën simbolikë dhe i bëri elozhe prej legjendari Berishës. Kishte një qëndrim prej servili. Nuk ishte servil, por ishte strategji ndaj Berishës që të bashkonte figurën e vet më të ish-kryeministrit. Por Berisha nuk e pranon këtë gjë.”, tha zoti Meçe./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com