“6 raste nepotizmi në parti”, Meta: Sot në orën 6 do ju tregoj sesi do t’i shumojmë shqiptarët

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat u shpreh se janë zgjidhur 6 raste nepotizmi në PL.

Meta theksoi se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë, duke shtuar se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.

Ilir Meta: Partia e Lirisë është një fuqi e jashtëzakonshme dhe transformuese. Ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë. Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë të PL-së. Janë 6 raste depotizmi në Partinë e Lirisë që do të zgjidhen.

Ju ftojmë të na ndiqni në orën 18.00 për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për ta bërë Shqipërinë 4 milionë plus. Ju bëj thirrje që në orën 18:30 minuta të jeni përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com