Tre policë amerikanë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri ndërsa autoritetet u përpoqën të arrestonin një të dyshuar në Karolinën e Veriut.
Të paktën një i dyshuar u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë pasi oficerët iu përgjigjën zjarrit, tha Departamenti i Policisë Charlotte-Meckleburg pas përplasjes gati tre orëshe.
Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve dhe familjeve të tyre, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të sigurisë e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë.
Ndër të plagosurit, një oficer policie është në gjendje kritike, tha policia.
Oficerët u sulmuan kur shkuan për të kryer një urdhër arresti për një burrë me një dënim të mëparshëm, i cili kërkohej për armëmbajtje pa leje, u tha gazetarëve shefi i policisë Charlotte-Meckleburg, Johnny Jennings.
/a.r