Kiara Tito është në pritje të ëmbël dhe nga momenti në moment pritet të sjellë në jetë vajzën. Moderatorja, ka ndarë me publikun çdo ditë nga përditshmëria e saj, por edhe pjesë nga shtatzania, si këshilla apo edhe përditësime të gjendjes aktuale.
Mëngjesin e sotëm, Kiara ka zbuluar se bebushja tashmë është në madhësinë e një shalqiu. Sikurse shihet dhe në foton e postuar nga Kiara, bebi është goxha i formuar, ndaj numërimi mbrapsht ka nisur.
Kujtojmë se Kiara është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, ndaj jemi në pritje të lajmit të bukur.