Milan, java vendimtare për Lopeteguin

Te Milani është java vendimtare për Lopeteguin. Pavarësisht deklaratave siguruese për Piolin, më tepër diplomatike, plani kuqezi për stolin nuk ndryshon.

Milani është në kërkim të një trajneri të ri të profilit ndërkombëtar dhe emri i individualizuar mbetet ai i Julen Lopetegui.

Nuk hapa pas, pasi zgjedhja është bërë. Ka një akord në parim dhe tani janë duke u përpiluar dhe detajet, disa prej të cilave kanë dalë në pah. Për baskun Gerry Cardinale ka gati një kontratë trevjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon.

Ish-tekniku i Sevillas dhe Realit të Madridit ka lënë mënjanë tratativat me West Hamin, që interesohej fort për të, për t’i dhënë prioritet Milanit, dhe kjo është java vendimtare për zgjedhjen.

Me akordin bazë të arritur, mungon vetëm “po”-ja përfundimtare e Milanit për Lopeteguin. Tekniku që ka bërë keq në të vetmen aventurë të madhe me një klub me famë botërore, Realin e Madridit, ku u pushua pas 4 muajsh, pas një disfate të rëndë në “El Clasico”, vjen pas dy eksperiencash në drejtimin e Sevillas dhe Wolverhamptonit. Në 2020 me andaluzët fitoi Europa League-n në finalen kundër Interit, para se të largohej vjeshtën pasardhëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com