Teksa 25 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip” dhe duket se banorët po shfrytëzojnë kohën për të analizuar lojën e gjithsecilit.
Roza e pyet Gracianon se çfarë shikon ai te loja e Eglës që nuk e shohin banorët e tjerë në shtëpi, ai u përgjigj se analizën më të mirë e shikon publiku dhe opinionistët apo të ftuarit që i shohin ata 24/24.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Mendoj se jemi shumë të vegjël për të folur për një publik aq të madh atje jashtë. Patjetër që çdo gjë shikohet.
Roza: Mblidhen disa gjëra bashkë, kupton? Mblidhen disa gjëra bashkë. Në Prime doli Besa që dha komentin e saj, këtu le të japë koment kush të dojë për secilin nga ne, më kupton nul e kam problem. Por unë në…s’di si ta them, mision që unë kam në shpirtin tim është mbi të gjitha ta ngre zërin për gjërat që unë dua.
Graciano: Në rregull, shumë mirë bën. Por nga ana tjetër ti e di që ky program vlerësohet nga ata dhe ata e dinë shumë më mirë se ne këtu brenda sepse shohin çdo gjë në 24/24.