Detaje të tjera dalin në dritë pas atentatit me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel.
Një ditë pas krimit, Agustin Kaza nga Mirdita ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore.
Burime për gazetarin Ilgi Çelmeta bëjnë me dije se autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pritet që ngjarja të zbardhet shumë shpejt. Paraprakisht dyshohet për vrasës me pagesë.
Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.
Sipas mediave vendase, 44-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në mediat, një person me kapuç ecën në trotuar para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.
Autoritetet në Bruksel kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota te ketij atentati dhe per te identifikuar autorin./n.j