Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkajn kanë braktisur mbledhjen e konferencës së kryetarëve në Kuvend, ku diskutohej kalendari i punimeve dhe cështjet e rendit të ditës së punës së parlamentit.
Shkak për largimin e tyre mendohet të jetë bërë mos pranimi i kërkesës për një interpelancë në lidhje me reportazhin e Rai 3 për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, ku lakohej dhe emri i sekretarit të përgjithshëm Engjëll Agaçi si negociatori kryesor i këtij akordi.
Më herët, gjatë javës ishte vetë kryeministri Rama që nuk pranoi urgjencën e një interpelance për këtë çështje, duke thënë se kërkon të sqarojë njëherë akuzat në gjuhën italiane, prej nga ku nisi dhe debati në të dy vendet.
Mbrëmjen e kaluar pritej dhe pjesa e dytë e reportazhit të Report në Rai 3, por ai nuk u transmetua për motive ende të paqarta.
/a.r