Mbrëmjen e kaluar, u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, banori i ri Shkëlqimi. Teksa bënte një bisedë me Françeskën gjatë darkës të shtruar nga Vëllai i Madh, Franceska i tregoi për vajzat single në shtëpi, ndërsa Shkëlqimi e pyeti nëse dhe ajo ishte single.
“Ke disa vajza të reja që janë të lira në shtëpi, ke Rozën, ke Erjolën, ke dhe Eglën single, se unë jam e martuar. Do kishe konsideruar ndonjë nga vajzat e bukura që kemi në shtëpi, ndonjë njohje të bukur, nëse do të tërhiqte si gjë,” pyeti Françeska banorin e ri Shkëlqimin.
“Normalisht që po,” u përgjigj Shkëlqimi.
“Po ta citoj dhe njëherë që unë jam e martuar,” përsëriti sërish Françeska.