Një oficer policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Sarandë, pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte.
Klement Bello 63-vjeç me detyrë oficer policie ka rënë brenda në gropën e pallatit pasi ashensori kishte një defekt.
Ai ka hapur derën e ashensorit dhe ka tentuar të hyjë brenda, por pa qenë ashensori aty. Bello është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
/a.r