Një prej konkurrentëve të formatit ‘Ferma VIP’ është dhe Albano Bogdo i cili shpeshherë është përzgjedhur si një ndër fermerët e preferuar për publikun.
Teksa bisedonte me disa prej fermerëve të tjerë në oborr, Albano shprehet se e ka fobi avionin.
Më tej shton se ka shkuar deri në Amerikë me anije dhe udhëtimi ka zgjatur 21 ditë. Më pas ai ka rrëfyer më tepër rreth udhëtimit të tij 21-ditor.
“Unë s’hipi në avion sikur të më falësh botën. Është e vetmja gjë që s’më ble dot me lekë. Ajo edhe nderi. Unë kam vajtur në Amerikë me anije, për 21 ditë. Shkova me traget në Itali, nga Italia merrje tragetin tjetër deri në Spanjë. Që atje merrje direkt anijen e madhe dhe për Amerikë. 21 ditë ishte që nga Shqipëria në Amerikë. “-shprehet Albano.