“Rezultatet e VMRO nuk janë përcaktuese”, Bujar Osmani: Të bashkohet vota për Frontin Evropian!

Ish-kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për zgjedhjet presidenciale që u mbajtën ditën e djeshme.

Ai u shpreh se rezultatet e VMRO-së nuk janë përcaktuese, ndërsa bëri thirrje që të bashkohet vota për Frontin Evropian, partinë që Osmani përfaqëson.

“Është shumë e rëndësishme që votuesit shqiptar votën e tyre ta përkthejmë në mandat për Frontin. Në këto zgjedhje ne kemi 2 oferta, integrimin dhe bashkëjetesën. Ndaj porosia ime nuk është te Taravari partitë politike, por të votuesit: Të bashkohet vota për Frontin Evropian!

Ne jemi gardian të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoni , por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian. “, tha ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com