Moment prekës ishte telefonata e Erjola Doçit brenda dhomës së telefonit të erës. Ajo zgjodhi t’i fliste të atit, i cili është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë e vogël. Erjola i kërkon të atit që t’i shfaqet në ëndërr, duke shtuar se gjatë rrugëtimit në ‘Big Brother VIP Albania’ e ka parë vetëm një herë në ëndërr.
‘O ba, alo, nuk e di sesi duket zëri yt në telefon, se kjo është telefonata e parë reale dhe imagjinare që unë bëj me ty. Se unë isha e vogël dhe nuk e di se çfarë do të thotë të të bjeri zilja me emrin babi në telefon. Ajo që dua të të them është se më ka marrë shumë malli. Dua të më vish të më takosh prapë, se këtu Brenda vetëm 1 herë më ke ardhur në ëndërr. Të lutem të më vish në ëndërr që të më japësh forcë. Do kisha vdekur të dëgjoja si është zëri yt ndërmjetnjë aparati sepse nuk e kam provuar si ndjesi dhe këtë ndjesi nuk do ta harroj kurrë’- tha Erjola.