“Një gojë myslimani më pak për t’u ushqyer”, skandal në Angli pas vdekjes së Leonard Farrukut

Mediat britanike janë duke bërë raportime ngjethëse sa i përket sjelljes së rojeve të sigurisë në anijen burg ‘Bibby Stockholm’, ku humbi jetën edhe azilanti shqiptar Leonard Farruku. Trajtim çnjerëzor dhe racizëm i pastër etnik dhe fetar. Kjo është ajo që del nga raportimi që bën Daily Mail në lidhje me vdekjen e Farrukut.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike thekson se nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka të dhër pretendimet se rojet e sigurisë ishin shprehur se pas vdekjes së Farrukut “kishin një gojë myslimani më pak për të ushqyer”.

Ngjarja sipas medias britanike thuhet se ka ndodhur pak pasi, Leonard Farruku, një azilkërkues shqiptar, vdiq teksa jetonte në bordin e “anijes burg” në dhjetor.

Farruku vrau veten pas problemeve që hasi aty.

Një tjetër i burgosur tha se kjo i bënte të ndiheshin si ‘kafshë kopshti zoologjik’, ndërsa një tjetër pretendoi se stafi i sigurisë u kishte thënë që ‘të mbanin gojën mbyllur’.

Një pastruese u shpreh në një takim në Parlament dhe tha se dëgjoi stafin që flisnin për Leonardin dhe qeshnin dhe bënin shaka, ‘oh kjo është një gojë më pak muslimane për të ushqyer’.

Ajo tha se ishte ‘e vështirë’ të ngrinte shqetësime dhe shtoi se një herë iu dha një ‘paralajmërim verbal se nuk duhej të ishte “shumë miqësore” ndaj azilantëve aty.

Ish-punonjësja gjithashtu pretendoi se stafi i lartë kishte bërë komente që ishin ‘shpesh armiqësore dhe ndoshta raciste’.,

“Bibby Stockholm”, i ankoruar në brigjet e Portland në Dorset, është e vetmja anije akomoduese për migrantët e porositur deri më tani nga ministrat dhe është përballur me një sërë pengesash që nga mbërritja e saj.

Zbulimi i baktereve të rrezikshme çoi në evakuimin e tij verën e kaluar vetëm disa ditë pas mbërritjes së azilkërkuesve të parë dhe mbeti bosh për dy muaj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com