Nëna e 3-vjeçarit të rrëmbyer: Vjehrra kishte një plan, më tha ‘do ta zgjidhim vetëm me Kanun’. S’më linin të ikja nga shtëpia, s’doja të martohesha

Ile Gjuni ka rrëfyer përplasjes me vjehrrit e saj pas vdekjes së bashkëshortit Avni Gjuni në një aksident me makinë rreth 1 vit më parë.

23-vjeçarja, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ka treguar se vjehrrit nuk donin ta lejonin që të ikte nga banesa e tyre dhe se për kujdestarinë e djalit të saj, Amarit, i kanë thënë që do e zgjidhnin me Kanun.

“Vjehrra më ka thënë që në fillim që kam plan që të ta marrë djalin. Më ka thënë se do ta zgjidhim vetëm me Kanun. Unë e kam respektuar. Pasi ka vdekur Avniu, u prishën raportet mes nesh sepse nuk donte të më linte të ikja.

Pas vdekjes së bashkëshortit tim, nipi flinte me gjyshen, sepse isha në punë. Nuk është e vërtetë fare që kam dashur të martohem. Unë iu kam thënë të gjithëve se nuk dua të dal asnjëherë jashtë shtetit, janë fjalë që nuk dua t’i dëgjoj, pasi nuk janë të vërteta”, u shpreh nëna e 3-vjeçarit.

Gjithashtu iu është përgjigjur edhe akuzave të vëllait të vjehrrës së saj, Barie Gjunit i cili e akuzoi se gjithçka e bën për para.

“Paratë e siguracionit i ka ndarë avokati, janë ndarë në pjesë të barabartë, ka marrë djali, unë dhe vjehrri me vjehrrën. Fëmijën i kam thënë e kam vizituar dhe do ta vizitoj unë, sepse nuk e di ku e ke dërguar, ka doktorin e vetë. S’kam folur fare, nuk është fare në Belgjikë, e ka dërguar të motrën sa në Buzë Madhe, e vende të tjera.

Nuk ikën dot në Belgjikë sepse është shpallur në kërkim”, tha ajo./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com