Një shtetas italian ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit dhe mosdeklarim të parave në Portin e Durrësit.
Në pranga ra 66- vjeçari Giovanni Bedini, pasi u kap me armë zjarri dhe municione me qëllim trafikimin drejt Italisë, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 31 vjeçarin E. H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Sakaq u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r