Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, Spartak Braho shprehet se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po bëjnë lojë me akuzat në publik ndaj njeri-tjetrit.
Në një intervistë për gazetën “SOT”, Braho thotë se Meta në të vërtetë ka frikë nga hetimi që ka nisur SPAK ndaj tij, por shton se sherri i tij Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK. Po ashtu, zoti Braho tregon se pse u largua nga Ilir Meta dhe pse Partia e Lirisë është një eksperiment i dështuar.
Ndërkohë politikani i njohur, Braho gjatë intervistës për “SOT”, shpreh bindjen ish-presidenti Meta do të ketë të njëjtin fati si ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, Meta është i friguar dhe se deliranca e tij karakteristike për të është deri në çmenduri.
-Zoti Braho, Ilir Meta a është qasja nepotike, problemi më serioz i kësaj force politike?
Ilir Meta është vënë në qendër të zhvillimeve politike, por e tëra është një lojë. E jep përshtypjen e një të marri, por në fakt brenda kësaj soaze tregon se Meta po shfaq një krizë në të menduarit dhe të vepruarit, sipër paraleleve apo bënka kaq km.
-Si e kërkon vëmendjen në këtë periudhë z. Meta qoftë dhe me këtë lloj qasje?
Vijon nëpërmjet këtyre xhibicioneve. Mendimi im është se ky ka ikur. Shumë faktorë zihen në këtë mes. Meta dhe bashkëshortja e tij sot janë subjekte të hetimeve në SPAK. SPAK-u qëndron apo punon e krijon misionin e reformës në drejtësi dhe atë që pret populli, pandëshkueshmërisë. Metën e kanë zënë të dridhurat, është frika që dominon në të gjitha veprimet e tij dhe ai kërkon të tërheq vëmendjen me gjëra të tilla. Nëse kanë shkelur ligjet të shkojnë dhe të japin përgjigje.
-Ju e njihni mirë Ilir Metën dhe retorikën e tij?
Si këtë radhë, asnjëherë se kam vënë re. Ai është njeri i motiv, por jo kaq i papërgjegjshëm. Ndjen vetëm frikë.
-Aq e madhe është frika sa i del dhe kundër bashkëshortes dhe bashkëpunëtorëve të tij, deri në këtë pikë mund të shkojë frika sa të mos këtë besim dhe të mohorë të gjithë kë ka përreth?
Përveç bashkëshortes që kanë ndarë rolet, duke thënë që t’i do të bësh kështu e unë ashtu. Meta dhe Kryemadhi janë të lidhur shumë fortë por kanë ndarë rolet.
-Në një intervistë televizive, Meta akuzonte pa emra drejtueset gra të partisë së tij duke iu vendosur edhe cilësime e etiketime aspak të hijshme e duke u shpreh me një gjuhë aspak të vrazhdë. A është një gjë e re kjo për Ilir Metën apo është një gjuhë që publiku nuk ia njihte këtë lloj ane?
Me atë gjuhë ka zgjedhur një variant të Sali Berishës, është kopje. Duke qenë se është shprehur me superlativa ndaj Berishës si burrë shteti ka nisur dhe ta kopjojë.
-Çfarë nuk shkonte në marrëdhënien tuaj me Metën duke qenë se keni patur një bashkëpunim me të, çfarë iu bëri të largoheni nga ajo forcë politike?
Dashuria e tij e re e shfaqur me Sali Berishën, më detyroi të largohem. LSI-ja që nuk është Partia e Lirisë, PL është tjetër gjë. LSI-ja kishte të tjera synime dhe objektiva, kishte motiv që u krijua dhe ishte pozitiv në atë kohë. Në fillimet e partisë u ofruan 15 deputetë socialist, por u larguan sepse ky nuk që konsekuent në veprimet e tij. Dhe se fundmi turpi i tij ishte koalicioni me Sali Berishën, pavarësisht se nuk kanë lënë gjë pa thënë ndaj njëri-tjetrit në situata të veçanta. Nuk mund të rrinim ne që ishim themelues të PS në një kasolle ku donte të na fuste bashkë me ato.
-Z. Meta ka bërë deklarata shumë të ashpra ndaj Altin Dumanit, duke e cilësuar si një njeri që i është vënë këmba-këmbës, ka shkuar deri në Fier duke takuar Kastriot Ismailajn për të ndikuar në procesin ndaj tij, gjithashtu ka thënë se është kushëriri i një vrasësi me pagesë, Nuredin Dumanit?
Gënjeshtra, duket se ky njeri ka arritur në ekstremin e tij, kërkon të faktorizohet duke sulmuar Altin Dumanin, sulmon SPAK-un nëpërmjet sulmeve ndaj tij. Madje e ka votuar SPAK-un me 140 vota kur ka votuar Ahmetaj për krijimin e kësaj strukture. Reagimi i Dumanit, duhet të jetë reagim institucional ku përballë shpifjeve e sulmeve agresive ndaj tij, duhet të angazhohet në rrugën e ligjit.
-Kush janë tradhtarët e PL, duke qenë se Meta ka folur shpesh për tradhti këto kohë?
Nuk ka tradhtarë në demokraci, më pëlqen rri, nuk më pëlqen iki. Por ai ka zgjedhur këto terma, një njeri që tregon se nuk e njeh ligjin, është injorant në interpretimin e ligjit.
-Ka më njerëz pranë vetes zotin Meta?
Njerëzit vijnë kur ndjejnë respekt, afrohen, kur propozon një rrugë opozitare normale, jo duke thënë ma sill Dumanin këtu se ia tregojë unë qefin. Kërkon të tërheq vëmendjen, por me veprimet e tij tregon dhe disa faktorë të tjerë psikologjik. Është i friguar, deliranca e tij karakteristike për të është dhe deri në çmenduri.
– “SPAKU, tarallaku”, është shprehur këto ditë z. Meta, gjithë kjo mërzi në lidhje me SPAK vjen pikërisht nga frika?
Jo vetëm frika, por ka humbur logjikën dhe kërkon të gjejë rrugëdalje nëpërmjet këtyre mënyrave.
-Si mund ta ndihmojë Kryemadhi në këto momente Ilir Metën duke qenë se janë të ndarë në role?
Monika mund ta ndihmonte duke ikur të dy në shtëpi, mjaft, mbaroi epoka e Partisë së Lirisë. Një grua e qetë, me më pak delir se i shoqi dhe mund t’i thonte të largohemi, pasi i provoi të gjitha pozicionet si ministër, kryeministër, kryetar Parlamenti, President. Kur e kam njohur unë Ilir Metën, flinte në bodrumet e ‘Shallvareve’. Një çift i sapo krijuar, me ëndrra për politikë, ndonëse Monika është më e hershme me angazhimin e saj në politikë. Kjo parti e re që krijuan nuk është asgjë, veçse një eksperiment i dështuar.
-Si e shihni të ardhmen e Ilir Metës në raport me Sali Berishën?
Të dy do të kenë një fund. Dhe fundi i tyre nuk do të jetë i mirë.
/a.r