Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.
Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën duke ia dhene vulen Sali Berishes.
Vetë Zhukri sot nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga djali i tij.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Zhukri u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.
Në seancën e dëgjimore që u mbjat më 17 prill Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha. Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë.
Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.
/a.r