Kryeministri i Ukrainës paralajmëron Luftë të Tretë Botërore

Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan do të votojë të Shtunën, ndihmën 61 miliardë dollarëshe që i rikthejë ushtrisë ukrainase, fuqinë e humbur për t’u bërë ballë rusëve në luftë.

E teksa konservatorët republikanë që kundërshtojnë ndihmën, ende nuk janë bindur të ndryshojnë mendje, kryeministri ukrainas Denis Shmihal paralajmëron rrezikun e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore. Në një intervistë për BBC nga Uashingtoni thotë se pa këtë ndihmë, ukrainasit nuk mund të mbrohen më, vendi do të bjerë dhe Rusia do të avancojë drejt vendeve anëtare të NATO-s si ato baltike apo Polonia, duke shpërthyer kështu luftën e madhe me pasoja katastrofike.

Këtij skenari të paralajmëruar më herët edhe nga presidenti Volodimir Zelenski, i druhen edhe vetë vendet anëtare të Aleancës në lindje të Europës. Vende si Franca kanë hedhur për diskutim edhe idenë që për të shmangur një skenar të tillë, të dërgojnë trupa të NATO-s në Ukrainë, që për Moskën është “vijë e kuqe” që nëse kapërcehet rrezikon konflikt të drejtpërdrejtë Rusi-NATO. Ndërsa frikën, që pas Ukrainës radhën e ka Europa Lindore, Rusia e quan qesharake.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com