Me 383 vota pro dhe 67 kundër, plani i kryeministrit britanik Rishi Sunak për të ndaluar blerjen e cigareve nga individët 15 vjeç e lart, kaloi votën e parë parlamentare, shkruan The Independent.
Ky projektligj synon të krijojë gjeneratën e parë jo duhanpirëse në Angli dhe politika që ndihmojnë në ndalimin e pirjes së duhanit nga të rinjtë.
Ka mbështetje të fortë për ndalimin nga ekspertët mjekësorë dhe të kujdesit shëndetësor dhe organizatat bamirëse, të cilët thonë se pirja e duhanit shkakton 80,000 vdekje çdo vit plus shumë sëmundje të tjera të lidhura me duhanin.
Planet kanë goditur aksionet e kompanive që prodhojnë cigare, si për shembull L&B Imperial Brands, Dunhill British American Tobacco të cilët kanë kritikuar projektligjin e propozuar. Megjithatë kjo nuk e ndalon aspak, kreun e qeverisë Rishi Sunak që të shërbejë në të mirë të shtetasve britanikë.
Ndonëse në Angli propozohen masa të rrepta nga vetë kryeministri për mirëqenien e popullit, ndryshe ndodh në vendin tonë.
Në Shqipëri, reklamat abuzuese janë gati t’ua servirin në pjatë çdo alternativë të cigareve elektronike të rinjve dhe jo vetëm.
Në shkelje të ligjit siç ndodh rëndom në vendin tonë, në shumicën e portaleve mediatike shfaqen kudo reklama me logon e Iqos dhe tymueseve të tjera. Këto fushata reklamuese menaxhohen nga vetë vëllai i Lali Euros, që lekët të shkojnë edhe në xhepat e këtij të fundit, që s’u ngop duke vjedhur.
Tashmë Iqos shfaqet kudo edhe në banera në gjithë kryeqytetin. A, mos harroni, edhe në “Big Brother”, paf-puf-et e VIP-ave që po marrin në qafë të rinjtë.