Spektaklin e djeshëm, Jetmiri ishte banori i radhës që shprehur pakënaqësi nga produksioni i BBV, ku u shpreh se ka një mospërputhje të asaj se çfarë shfaqet dhe çfarë flitet, duke vënë në dyshim edhe transparencën e formatit. Si përgjigje nga Ledioni ai mori pretendimin se nuk është lojtar i guximshëm dhe po gjen justfikime pasi e di se nuk mund ta fitojë lojën. Mirëpo sot duket se Jetmiri ka vazhduar “sulmin” ndaj produksionit përmes një mesazhi të shkruajtur në bluzë, të cilën e zbuloi Egla në një bisedë me Heidin në ambientin e grimit. Sipas kësaj të fundit, të gjithën po e bën për vëmendje.
Pjesë nga biseda:
Egla: Jetmiri ka shkruajtur një mesazh në bluzë: Montazh baraz me diskriminim. Po merret me produksionin. Dhe shpresoj që produksioni mos t’i japë më vëmendje
Heidi: Kur e ka shkruajtur sot? Na lodhi
Egla: Si muze është bërë, kemi një muze në shtëpi. Jo nuk më lodh fare. Ishalla po del në “live” të marrë ndonjë lek se ai është qëllimi, ka hequr edhe brekët për “live-t” jo më mesazhet që shkruan nëpër bluza.