Teksa Jetmiri ka kërkuar të dalë prej shtëpisë mbrëmjen e sotme, shumë reagime kanë ardhur prej studios madje dhe nga ish-banorët e formatit.
Ka qenë fillimisht Fation Kuqari i cili i ka bërë me dije Jetmirit se jashtë shtëpisë ka mbështetje dhe në asnjë mënyrë të mos mendojë për të lënë garën e ‘BBV3’.
Poashtu një reagim ka ardhur dhe nga Rike e cila shprehet se Jetmiri është skenaristi më i madh i asaj shtëpie dhe nuk do e linte garën për asnjë llojë gjëje.
“S’do e lente kurrë lojën, ai është skenaristi më i madh aty! Unë e kam quajtur ‘el professore’, sepse ai rri gjithë kohën duke menduar strategji si të jetë më në qendër të vëmendjes.”-shprehet ish-banorja.
E megjithatë, Jetmiri nuk e la garën ditën e sotme…