Beleri i burgosur, eurodeputet? Çupi: Goditja e radhës që Greqia i jep Evropës, nuk mund ta pranojë një kriminel

Kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet në Parlamentin Evropian, analisti Frrok Çupi e sheh si një goditje të radhës që Greqia i jep Evropës.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Çupi u shpreh se Evropa nuk mund të pranojë një kriminel si Fredi Beleri.

“Jemi në një kohë vërtet turbullirash, pasigurirash, ku në rajonin tonë po zhvillohen të gjitha tronditjet fizike dhe psikologjike të udhëheqësve të politikave. Sulmi i Iranit mbi Izaelit praktikisht ishte një kupolë e tërë kësaj situate, ku shumëkush në këtë rajon po mendojnë se ndikimi amerikan, ndikimi perëndimor në rajon është dobësuar, apo po dobësohet. Në këtë kuadër e kam parë dhe e shikoj guximin e qeverisë greke për të kandiduar për në Parlamentin Evropian, Fredi Belerin, i cili është një i burgosur për arsye kriminale në Shqipëri dhe Greqi. Kjo do të thotë që kupola e Evropës do të mbushet me kriminelë. Kthehemi në kohën e hershme.

Kjo që po bën Greqia tani, shumëkush prej nesh e lexon si një akt sfide për Shqipërinë, gjë që nuk është aspak e vërtetë, kjo është goditja e radhës që Greqia i jep Evropës, Bashkimit Evropian. Beleri në Shqipëri ka vdekur, në kuptimin e çështjes. Situata politiko-juridike e Shqipërisë, kishte një përgjigje maturie, përballë kësaj maturie, qeveria greke nuk rezistoi dot dhe ka shpërthyer në këtë gjë. Mund të mos jetë e vërtetë kjo që thonë ata, unë besoj se nuk ka për të qenë kurrë e vërtetë. Nuk mundet Evropa të pranojë një njeri të dënuar penalisht për luftën kundër demokracisë. Cila është arsyeja që bën presion Greqia? Arsyeja e parë, tenton të arrijë që Evropa t’i falë një pjesë të borxhit që i ka, mendon se do të ketë një amnisti për fondet që ka marrë. Në këtë situatë krizash greke, gjithçka prodhohet edhe në këtë plan.

Greqia ka një qeveri të kompozuar me të gjitha llojet e ngjyave, organizata terorriste, demokratë, mavi, vorio epiriotë, kërkojnë hesap për interesat e tyre. Mitsotakis do vota. Problemi është se ministri i Jashtëm e njeh mirë se çfarë do të ndodhë në kancelaritë e Evropës. Greqia gjithë kohës, poshtë brezit e ka goditur Evropën, që prej vitit 1985 kur u anëtarësua në BE”, theksoi ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com