Ronaldo Sharka zbulon partnerin e Egla Cenos, ja cili është ai

I ftuar në ‘Wake Up’ ka qenë moderatori Ronaldo Sharka, teksa ka folur për formatin më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, gjithashtu ka komentuar dhe lojën e banorëve të shtëpisë.

Ronaldo shprehet se Egla, që pas rikthimit nga dhoma e ‘Torturës së Bardhë’, nuk është asgjëkundi, madje Ronaldo ka thënë se disa herë aktoren e ka parë arrogante dhe ndaj publikut i cili e ktheu përsëri në shtëpi.

Moderatori ka zbuluar gjithashtu pak detaje për partnerin e Eglës, ku kjo e fundit e ka shprehur dhe vetë në shtëpi teksa ka thënë: « Kam burrë! « 

“Unë e njoh. Ka një partner, merret me muzikë, është artist, s’dua t’ja bëj emrin publik, është i lezetshëm, nice ishte.”- shprehet Ronaldo pa treguar më tepër detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com