“Furtunë në gotë”/ Avokatja e Popullit komenton deklaratën e Dumanit në KLP: U nxor nga konteksti, qëllimi i asaj deklarate ishte…!

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në një e,ision televiziv komentoi deklaratën e kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani në KLP, e cila bëri bujë në media dhe opinionin publik.

Ajo u shpreh se deklarata e Dumanit është nxjerrë jashtë konteksti dhe se ai bëri një paraqitje korrekte të punës së tij.

Sakaq, Ballanca e cilësoi nxjerrjen jashtë konteksti të deklaratës së kryeprokurorit si “një furtunë në gotë”.

“Do të doja të adresoja një problematikë. U bë një debat lidhur me një raportim që bëri kreu i SPAK në KLP. Zoti Dumani bëri një paraqitje korrekte të punës. Fakti është që zhurma u bë për diçka që është nxjerrë nga konteksti. Qëllimi i asaj deklarate nuk mund të ishte fakti që gjykata bën çfarë thotë SPAK.

Gjykata nëse personi shpallet i pafajshëm nga SPAK, nuk mund të dënojë. Akuza i takon prokurorive. Ai është personi që konsideron veprën ndërsa gjykata baraspeshon gjithë rrethanat. Nxjerrja jashtë konteksti e kësaj fraze ishte një furtunë në gotë dhe nuk ishte ajo fryma”, u shpreh ajo./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com