Emri/ Theu masën e arrestit në shtëpi, kapet pas një viti në Spanjë 37-vjeçari shqiptar

Policia spanjolle ke arrestuar në aeroportin e Valencias, të arratisurin shqiptar Vullnet Daci, i cili ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe drogë, në Itali.

37-vjeçarin, policia spanjolle e gjurmoi në aeroportin e Valencias, ndoshta përpara se të nisej sërish drejt një destinacioni të ri, pas një bashkëpunimi ndërkombëtar që përfshin forcat e policisë italiane dhe franceze.

Nga hetimet, rezulton se shqiptari kishte gjetur strehim në Francë pasi ishte larguar nga Pulia. Kapja e tij u lehtësua nga aktivitetet hetimore të kryera nga Karabinierët e Trani dhe Modugno.

Operacioni që çoi në arrestimin e të arratisurit, njoftoi policia italiane, përdori format më të avancuara të bashkëpunimit midis shteteve evropiane dhe është pjesë e aktiviteteve të koordinuara nga Prokuroria e Barit, e cila forcoi koordinimin e aktiviteteve të forcat e policisë për kërkimin dhe kapjen e të arratisurve që i nënshtrohen masave përfundimtare.

Daci do të duhet të vuajë një dënim prej 5 vjet e 11 muaj burg./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com